Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve

Nënë Tereza, me emrin e vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup

Sot, më 26 Gusht shënohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj. Gruaja me mendje dhe zemër të madhe që bëri për vete një botë të tërë, u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve kudo.

Nënë Tereza, me emrin e vërtetë Gonxhe Bojaxhiu, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Në moshën 18-vjeçare, ajo u shpërngul nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete. Shenjtorja shqiptare është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes ndër vite, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe Çmimin “Nobel” për Paqe në vitin 1979.