Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës e ka propozuar deputetin e VV-së, Ilir Kërçelin për kryeparlamentar.
Kryeziu ka thënë se Kërçeli, duke pasur parasysh se ka qenë këshilltar e më pas shef kabineti i Glauk Konjufcës, do të ishte zgjedhje e mirë për këtë pozitë.
“Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi.”, ka thënë ai.