Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi kanë penguar punimet në rrugën A.
Të njëjtëve u është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.