Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit dhe vepra të tjera.
L.H dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, ndërsa dyshime janë ngritur se mund të ketë ushtruar edhe dhunë seksuale.
“Gjatë arrestimit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike të dyshuara si kokainë, një armë zjarri me municion si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndaj 31-vjeçarit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Dhunimi”. “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e jetës dhe integritetit të çdo qytetari dhe ndjekjen me rigorozitet të çdo akti të kundërligjshëm.”, thuhet në njoftimin e PK-së.