Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Haradinaj ka potencuar se për AAK-në, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.
“Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës. Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /TV Arbëria