Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, i bastiset edhe shtëpia

Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, i bastiset edhe shtëpia

Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, në trazirat e krijuara më 2023.

Ai me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dyshohet për katër vepra penale

“L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.