Bashkëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend ku 3 kandidatë të Vetëvendosjes dështuan për t’u zgjedhur në pozitën e kryeparlamentarit.
Për veprimin e saj u kritikua edhe PDK, e cila ndonëse ishte zotuar që t’i votonte kandidatët për kryeparlamentarë që nuk ishin ministra në Qeverinë e fundit, prapë se prapë nuk e votoi Dimal Bashën.
Lidhur me këtë është prononcuar edhe Faton Peci.
“Ranë të gjitha maskat”, ka shkruar ai në Facebook.