Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami: Glauk jep dorëheqje, të propozohen pesë dështakë për kryeparlamentar para teje është fyerje

Behrami: Glauk jep dorëheqje, të propozohen pesë dështakë për kryeparlamentar para teje është fyerje

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se “të propozohen nga Vetëvendosje pesë dështakë para Glauk Konjufcës është fyerje”.

Ai i ka kërkuar Konjufcës që të japë menjëherë dorëheqje nga Vetëvendosja.

Postimi i plotë:

Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.

Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.

VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.

Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!