Kryetari i LDK-së ka thënë se VV me kandidaturat e fundit për kryeparlamentar, po i përçmon qytetarët.
Ai madje ka pyetur se “pse po habiteni?”.
“Pse po habiteni?
Ky edhe është niveli i tyre.
Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet.
Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka thënë se LDK nuk e voton asnjë kandidat për kryeparlamentar pa marrëveshje politike.
“Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.”, ka shkruar ai.