Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani në Forumin Alpbach: Diskutum për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri

Osmani në Forumin Alpbach: Diskutum për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin Alpbach në Vjenë të Austrisë.

Ajo tha se në takimin me të rinj e të reja diskutuan për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, ndër të tjerash.

“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.”, shkroi presidentja në Facebook.