Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në pikat kufitare

Mbi tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në pikat kufitare

Deri në 210 minuta po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë.

Kështu njoftohet në përditësimin e fundit në faqen eMinistrisë së Punëve të Brendshme.

Pritje ka edhe në pikën Dheu i Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në 60 minuta.

Në Mutivodë pritjet janë deri në 30 minuta, kurse në Jarinje deri në 10 minuta.