Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mbahet ngjarja “Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së që po përballen me padrejtësi në Hagë”

Mbahet ngjarja “Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së që po përballen me padrejtësi në Hagë”

Me datë 25 gusht 2025( e hënë), në ora 18:30 ne Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, mbahet ngjarja solemne “Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së që po përballen me padrejtësi në Hagë” Ky event organizohet nga z. Benito Mares – mik i çmuar i Kosovës dhe mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga viti 1998.

Si e tillë kjo mbrëmje i dedikohet nderimit të sakrificës dhe vlerave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ceremonisë do të bëhet dorëzimi i uniformave zyrtare të veteranit familjarëve të krerëve të UÇK-së, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje dhe lobimi për lirimin sa më të shpejtë të tyre.

Njoftimi i plotë;

Të nderuar, Në emër të organizatorit, z. Benito Mares – mik i çmuar i Kosovës dhe mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga viti 1998 – kemi nderin t’ju njoftojme për ngjarjen solemne “Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së që po përballen me padrejtësi në Hagë”, e cila do të mbahet më 25 gusht 2025 (e hënë), ora 18:30, në Swiss Diamond Hotel, Prishtinë.

Kjo mbrëmje i dedikohet nderimit të sakrificës dhe vlerave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ceremonisë do të bëhet dorëzimi i uniformave zyrtare të veteranit familjarëve të krerëve të UÇK-së, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje dhe lobimi për lirimin sa më të shpejtë të tyre. Ju lutemi nëse mund ta shpërndani lajmin që të gjithë të jenë të informuar mai këtë event të organizuar nga amerikani Benito për lirim sa më të shpejtë të krerëve të UÇK-së.