Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Serbia viktimizohet pas moscertifikimit të Listës Serbe: Kosova shkeli ligjin, të reagojë bashkësia ndërkombëtare

Serbia viktimizohet pas moscertifikimit të Listës Serbe: Kosova shkeli ligjin, të reagojë bashkësia ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq ka thënë se vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe është “një tjetër shembull flagrant i inxhinieringut politik që synon përjashtimin e popullit serb nga jeta politike”.

Sipas tij, me këtë vendim Kosova “ka shkelur përsëri sundimin e ligjit” dhe “ka zbuluar qëllimin e vërtetë të saj” e që sipas Gjuriqit është “heshtja e zërit legjitim të serbëve në Kosovë”.

“Masa të tilla diskriminuese jo vetëm që shkelin parimet themelore demokratike, por edhe bien ndesh drejtpërdrejt me angazhimet e ndërmarra në dialog, ku e drejta e serbëve për përfaqësim autentik politik është e garantuar në mënyrë të qartë. Në vend që të nxisin bashkëjetesën dhe besimin, autoritetet në Prishtina po thellojnë sistematikisht përçarjet dhe po minojnë stabilitetin”, ka shkruar Gjuriq.

Tutje serbi ka kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Serbia dënon fuqimisht këtë abuzim të institucioneve dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të gjithë atyre që mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të reagojnë me vendosmëri. Heshtja përballë një shtypjeje të tillë do të përbënte bashkëfajësi.”, ka shkruar ai.