Veterani dhe invalidi i UÇK-së, Qerim Gjocaj, i cili jeton në New York ka folur për ditën kur e mori uniformën e UÇK-së.
Gjocaj në TV Arbëria ka thënë se kjo ishte kënaqësia më e madhe e tij në jetë.
“Ajo ka qenë momenti më i lumtur i jemi. Ka qenë krenaria, kënaqësia më e madhe kur e kam veshë uniformën e UÇK-së dhe e kam marrë armën”.
Veterani ka kujtuar edhe fjalët e njërit prej eprorëve të tij atë ditë.
“Edhe më kujtohet kur një prej eprorëve më tha: Urime, uroj që të mos e shpojnë plumbat. Edhe unë thashë, plumbat janë për burra. Nuk jemi ka shkojmë në dasëm por jemi ka shkojmë në luftë”, ka thënë Gjocaj.