Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, vendim i drejtë dhe fitore e rëndësishme për demokracinë

Haxhiu: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe, vendim i drejtë dhe fitore e rëndësishme për demokracinë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore.

Haxhiu ka shkruar se ky vendim është i drejtë, legjitim dhe në përputhje me rendin kushtetues të vendit.

Sipas Haxhiut, Lista Serbe në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës.

“Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri.”, ka shkruar ajo.