Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ndalohen për 48 orë dy persona në Prishtinë, dyshohet se në këmbim të parave i ndihmuan qytetarit ta kalojë testin teorik për patent-shofer

Ndalohen për 48 orë dy persona në Prishtinë, dyshohet se në këmbim të parave i ndihmuan qytetarit ta kalojë testin teorik për patent-shofer

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ndaluar dy persona nën dyshimet për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dy zyrtarët publik dyshohet se kanë pranuar një shumë të të hollave nga një person për kalimin e testit teorik për patent-shofer, ashtu që pas pranimit të shumës kandidati e ka kaluar testin.

“Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit si dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave penale si dhe dërgimin para Gjykatës të secilit kryerësve të këtyre veprave penale.