Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zhdukja e mostrave për rastin Dehari, vjen lajmi i fundit nga Policia

Zhdukja e mostrave për rastin Dehari, vjen lajmi i fundit nga Policia

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit e ka raportuar një zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas Policisë, ajo ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike.

Rasti është cilësuar si “Manipulim me prova”.

“MANIPULIM ME PROVA- Prishtinë, Tetor 2021-07.12.2022 Dëshmitarja femër zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raport.   /TV Arbëria

Powered by WordPress