Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Vetëvendosja ka synim ta agravojë edhe më shumë klimën politike – po e përdor Gërvallën për kalkulime politike

Kasolli: Vetëvendosja ka synim ta agravojë edhe më shumë klimën politike – po e përdor Gërvallën për kalkulime politike

Analisti politik Afrim Kasolli në ARB Debat në TV Arbëria ka komentuar tentimin e radhës për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Kasolli: VV-ja ka uzurpuar pozitat politike në qeveri

“Edhe në aspektin e Gjykatës Supreme që anëtarët e kabinetit qeveritar nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe deputetë”, tha Kasolli në ARB Debat.

Kasolli: Vetëvendosja po paraqitet para opinionit publik se po vepron konform aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese…

Kasolli, duke folur për emrin e ministres në detyrë, Donika Gërvalla, për kryeparlamentare, ka thënë se kjo është një lëvizje taktike e Vetëvendosjes.

“Po shihet një lëvizje e qartë taktike nga Lëvizja Vetëvendosje, që në njërën anë të shfaqet para opinionit publik si një subjekt i cili ka vendosur të jetë konform aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që qartazi bën thirrje që i njëjti kandidat nuk mund të nominohet më shumë se tri herë për kryetar të Kuvendit, por në anën tjetër e ka nominuar një person që mbase ka kalkuluar nga ana e saj që nuk do të pranohet nga subjektet e tjera politike”, tha Kasolli.

Kasolli për propozimin e Gërvallës për kryeparlamentare: përpjekje për ta frustruar oponentët politikë – ajo vet ka deklaruar se ka deponuar lëndë kundër Thaçit e Veselit në Speciale.

Ai tutje thotë se Vetëvendosja qëllimisht ka propozuar emrin e Donika Gërvallës për kryeparlamentare.

“Me nominimin e Donika Gërvallës, Vetëvendosja e ka sforcu më tepër pikërisht edhe këtë përpjekje për ta frustruar edhe më shumë oponentin e tij politik, pasi që në studio televizive ajo ka deklaruar vet, kur thotë se ka deponuar lëndë kundër personave, kundër Veselit, kundër Thaçit, ka deponuar lëndë në Gjykatën e Hagës, dhe e cila nuk e ka shpjeguar më pastaj se a ka qenë vetëm një bllof i saj momental, një frustrim psikologjik e personal, apo me të vërtetë e ka bërë një veprim të tillë”, tha ai.

Kasolli: Vetëvendosja ka synim ta agravojë edhe më shumë klimën politike

“Proceduralisht Vetëvendosja tenton të shfaqet se është korrekte në raport me konstituimin e Kuvendit, por në të njëjtën kohë me këtë përpjekje për ta respektuar procedurën, duket që ka synim ta agravojë edhe më shumë klimën politike, që do ta mundësonte sigurimin e 61 votave për kryeparlamentarin”, tha Kasolli, ndër të tjera, në ARB Debat në TV Arbëria.

Emisioni i plotë: