Avokati Zahir Hamza ka komentuar zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor në Hagë në emisionin “N’Pult” në TV Arbëria, duke theksuar se ndodhemi në një fazë të ndjeshme të procedurës dhe mbrojtja duhet të jetë vigjilente.
“Gjykata e ka parë të arsyeshme që dëshmitarët mund të jenë rrezik për procesin”
Pasi Gjykata Speciale ndaloi vizitat e 11 personave te ish-presidenti Hashim Thaçi në paraburgim, avokati për këtë thotë se gjykata kështu e ka parë të arsyeshme.
“Meqenëse është në një fazë tash krejt ndryshe, ku përgatitet mbrojtja ta paraqesin dëshmitarë apo ekspertë të ndryshëm, për ta paraqitur mbrojtjen, gjykata e ka pa të arsyeshme që këta persona mund të paraqesin rrezik apo mund të dëmtojnë procesin. Dëshmitarët kanë folur pak me zë të ngadaltë, ata janë të vetëdijshëm që mund të jenë në përgjime apo në një formë tjetër që nuk iu lejohet të prishin këtë proces gjyqësor”
“Kërkesa për vizitë u refuzua, pasi jemi në një fazë të ndjeshme të procesit”
“Besoj që gjykata e ka pas të arsyeshme që këtyre dëshmitarëve t’u refuzohet kërkesa e tyre për vizitë, pasi që jemi në këtë fazë ku mbrojtja përgatitet për të dhënë mbrojtjen e tyre në format profesionale”
“Mbrojtja duhet të jetë profesionale dhe të ballafaqohet me prova bindëse”
Avokati Zahir Hamza thekson se mbrojtja duhet të jetë e përgatitur në mënyrë profesionale, të përballë argumentet e prokurorisë dhe dëshmitarët e saj me prova të forta dhe bindëse. Sipas tij, vetëm nëpërmjet një qasjeje të tillë mund të dëshmohet qartë pafajësia e të akuzuarve.
“Mbrojtja duhet të jetë vigjilente dhe profesionale në këtë rast, edhe nëse paraqet, propozon mbrojtës direkt, në këtë rast kemi dëshmitarë, ekspertë të ndryshëm, të ballafaqohen me prova të prokurorisë apo dëshmitarët e tyre, të jenë më bindëse, edhe këtu do të shihet qartë pafajësia e tyre”
“Provat janë marrë nga shteti serb, kemi të bëjmë me një fabrikim”
“Është paraqit edhe në media se këto provat i kanë marrë pikërisht te shteti serb, këtu duhet të jetë pikëpyetje dëshmia e tyre, pasi që agresori përgatit dëshmi kundër ‘krerëve të luftës’, ne në këtë rast jemi viktimë. Do të thotë agresori i përgatitur aq mirë për të prishur imazhin e një shteti dhe krerëve të luftës, përgatit prova me mijëra e mijëra faqe të fabrikuara dhe të falsifikuara për t’i dorëzuar Gjykatës Speciale, e çka mund të presim në këtë proces gjyqësor, asgjë më shumë se një fabrikim, edhe që është një gjykatë e njëanshme”
Emisioni: