Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve, në veri të Kosovës dhe ka kërkuar siguri për gazetarët.
Në një njoftim për media, AGK ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.
AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit. /TV Arbëria