Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashi, i ftuar në emisionin Arb Debat në TV Arbëria, ka folur për tregun e hapur të energjisë elektrike për bizneset.
Gashi: Tregu i hapur është lajm i mirë për bizneset nëse do të kishte një bashkëbisedim…
Ai thotë se për bizneset, tregu i hapur është lajm i mirë, nëse do të kishte marrëveshje paraprake.
“Për biznese është lajm i mirë nëse kishte me pas një bashkëbisedim, të njohemi me përmbajtjen e ofertuesve, tregu nuk është i gatshëm, pasi që dihen zhvillimet e potencialeve të kompanive tona, në këtë stad se si janë”, tha ai në Arb Debat.
Tregu i hapur energjetik për bizneset – Gashi: kemi kërku kohë
“Ne kemi kërku kohë shtesë, e cila kohë kishte me mbush këtë pjesën e të panjohurës. Ne edhe sot nuk e dimë se si do të jenë ato oferta, dhe cilët do të jenë ofertuesit, dhe si do të mbyllen kontratat. Kontratat në biznes janë marrëveshje të lira, interesa reciproke…”, tha Gashi.
“Mos të marrin funksione, njerëz që nuk kanë vizion. Ai që nuk mundet me i fitu vet pesë lek, nuk bon me”, shtoi ai tutje në Arb Debat.
“Duket se edhe Zoti i përkrah njerëzit që kanë një dashuri të madhe për atdheun: Atdheu është dashuria për të cilën luftohet”
Ndiqeni emisionin e plotë: