Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 12 vjeçari në Novobërdë merr veturën e babait dhe fillon ta ngasë nëpër oborr, godet motrën që tentoi ta ndalte

12 vjeçari në Novobërdë merr veturën e babait dhe fillon ta ngasë nëpër oborr, godet motrën që tentoi ta ndalte

Policia e Kosovës ka njoftuar për njjë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ditën e djeshme në Llabjan të Novobërdës.

Sipas njoftimit,  një fëmijë 12 vjeçar ka marrë veturën dhe ka filluar ta ngasë nëpër oborr. Sipas policisë, motra e tij ka tentuar ta ndalojë dhe e njëjta më pas është goditur nga vetura ku ka pësuar lëndime trupore.

“Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet tutje.