Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjendet i vdekur në veturë një person në Istog, njësitet policore dalin në vendin e ngjarjes

Gjendet i vdekur në veturë një person në Istog, njësitet policore dalin në vendin e ngjarjes

Policia e ka gjetur rreth orës 16:00 të vdekur në veturë një person në fshatin Çerkolez të Istogut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se Policia fillimisht u njoftua për një veturë “në të cilën është një person që dyshohet se është pa shenja jete”.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa zëdhënësi thotë se një mjek konstatoi vdekjen e personit.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha ai, ndërsa tregoi se në vendin e ngjarjes janë “njësitë kompetente”.