Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Reagon LDK: Kuvendi të vazhdojë menjëherë me votim të hapur, çdo pengesë e mëtejshme është antikushtetuese

Reagon LDK: Kuvendi të vazhdojë menjëherë me votim të hapur, çdo pengesë e mëtejshme është antikushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Aktgjykimi i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit paraqet një fitore të madhe për demokracinë, ligjshmërinë dhe integritetin e institucioneve.

“Ai vërteton qëndrimin e LDK-së, e cila që nga fillimi ka insistuar se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje! përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës dhe tentim për të bllokuar funksionimin e institucioneve.”, thuhet në komunikatë.

Tutje kjo parti politike ka bërë thirrje që Kuvendi të vazhdojë menjëherë me votim të hapur, teksa ka shtuar se çdo pengesë e mëtejshme është antikushtetuese,

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike që ta respektojnë në tërësi këtë aktgjykim. Kuvendi duhet të vazhdojë menjëherë, në përputhje me Kushtetutën, me zgjedhjen e udhëheqjes së tij përmes votimit të hapur. Çdo pengesë e mëtejshme do të ishte jo vetëm antikushtetuese, por edhe akt i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe vullnetit të tyre demokratik.”, thuhet në njoftim.