Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deliu-Kodra: Vendimi i Kushtetueses e konfirmon që pushteti ka zvarritur qëllimisht konstituimin e Kuvendit

Deliu-Kodra: Vendimi i Kushtetueses e konfirmon që pushteti ka zvarritur qëllimisht konstituimin e Kuvendit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të plotë të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka thënë se ky vendim ka konfirmuar që pushteti e ka zvarritur qëllimisht konstituimin e Kuvendit.\

“Ky vendim është shuplakë për ata që mendojnë se rregullat kushtetuese shkelen sipas interesit politik.”, ka shkruar ajo.

Tutje Deliu-Kodra thotë se ky vendim është fitore për demokracinë në Kosovë.

“Kosova meriton institucione funksionale, me rregulla të qarta dhe llogaridhënie të plotë. Ky është një hap i madh drejt forcimit të standardeve demokratike në vend.”, ka deklaruar deputetja.