Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare të Merdares dhe është ndaluar për 48 orë, një i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë.
S.S dyshohet se këto krime i ka kryer në Komunën e Vushtrrisë.
“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.