Shkruan: Afrim Kasolli
Ne politike asgje nuk ndodh “rastësisht”. Me kete nuk po them qe kjo sfere eshte e paracaktuar nga ndonje force metafizike impersonale, por produkt i aksioneve dhe reaksioneve njerezore.
Prandaj edhe ajo qe po ndodh sot e ka gjeanologjine e saj. Marshimi dhe konsolidimi i Albin Kurtit drejt pushtetit nuk eshte asgje tjeter por fryt i (mos)veprimit te partive te ish-“regjimit te vjeter”.
Ai nuk do ta gezonte kete pushtet pa ndihmen publike te nje krahu te LDK-se dhe PDK-se.
Ne te paren zerat rezistues ndaj Albin Kurtit u margjinalizuan gradulalisht. Lumir Abdixhiku eshte produkt politik i tandemit Kurti-Osmani.
Kurse ne rastin e dyte strukturat drejtuese te partise kalkukuan se me profitabile per ta do te ishte heshtja nenshtruese ndaj pushtetit te Albin Kurtit, se sa ballafaqimi me te.
Merrni vetem nje shembull. Nënkryetari i Partise dhe kandidati aktual i saj per kryetar te Prishtines, Uran Ismaili nuk mbahet mend kur e ka te pakten statusin e fundit kunder “regjimit te ri”
Se te mos flasim dicka me shume.
Mesazhi qe e transmeton ky subjekt eshte i qarte, sa me i heshtur qe je ndaj Albin Kurtit dhe fokusohesh vetem ne biznese private, e per ta shnderruar politiken vetem ne spektakel episodik, aq me shume fiton vota brenda dhe pushtet ne hierarkinë e partise. Ku politika nuk eshte aksion ditor, por vetem maskim per avancim te interesave private.