Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Shkyçjet masive nga KEDS, Kasolli: Krejt këto po bëhen që kompani si ajo e vëllaut të Luan Dalipit, të përfitojnë sa më shpejt

Shkyçjet masive nga KEDS, Kasolli: Krejt këto po bëhen që kompani si ajo e vëllaut të Luan Dalipit, të përfitojnë sa më shpejt

Analisti Afrim Kasolli i ka komentuar shkyçjet masive të energjisë elektrike në qindra biznese vendore nga KEDS, për shkak se sipas saj ato nuk lidhën me kohë marrëveshje për furnizim me furnizues të licencuar nga ZRRE.

Kasolli ka rikujtuar deklaratën e tij se vendimi i Shkallës së Dytë të Komerciales për dalje të dhunshme të bizneseve në treg të hapur, vulos shkatërrimin ekonomik të vendit.

Sipas tij krejt këto zhvillime po ndodhin në mënyrë që kompani si ajo e vëllaut të Luan Dalipit, të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

“E tere kjo zallamahi po behet ne menyre qe te shfrytezohet rasti me qellim qe kompani te lidhura me pushtetin, sikur ajo e velluat te Luan Dalipit, te pefitojne sa me shpejt qe te jete e mundur nga kjo eldorado e re energjetike. Sidoqofte, e tere kjo nuk mund te behej nese do te kishte reagim kolektiv qytetar. Por keta te fundit ne mase me te madhe jane pajtuar qe t’u veshtiresohet jeta, e ta durojne me sakrifica te pashembullta trashjen e sterperfitimeve te pushtetit.”, ka shkruar Kasolli në Facebook.