Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Kosova nuk u bë me Sheriat, krishterizmi më flet për kulturë ndaj shtetit laik”, qytetari tregon pse u konvertua në krishterizëm

“Kosova nuk u bë me Sheriat, krishterizmi më flet për kulturë ndaj shtetit laik”, qytetari tregon pse u konvertua në krishterizëm

Qytetari Emin Gegë Daka ka publikuar një letër dërguar mikut të tij, në të cilin ai tregon pse vendosi të konvertohej nga islamizmi në krishterizëm.

Si fillim ai thotë se pa disa që donin ta përdornin fenë si armë, jo si strehë.

“Po shoh fytyra që bërtasin për sheriat, për ndalime, për gjykime mbi gratë, mbi veshjet, mbi mendimet. Po shoh se si në emër të Islamit po ringjallet një politikë e rrezikshme, që do ta rrëzojë shtetin tonë laik dhe ta ngrejë mbi ligjin e fesë. Dhe këtë nuk mund ta quaj as besim, as shpirt, por pushtet i veshur me petkun e fesë.”, shkruan Daka.

Tutje ai thotë se Kosova nuk u bë me Sheriat, por me gjak.

“U bë me gjak, me ëndrrën e një shteti ku askush nuk ta mat lirinë me mjekër, me shami apo me citate fetare. Dhe tani, kur e shoh këtë ëndërr të rrezikuar, nuk mund të hesht. Nuk dua që vajza e jote nesër të gjykohet për flokët, që djalit t’i imponohen ligje të huaja nga tradita jonë. Nuk dua një Kosovë të kthyer në errësirë, sepse ne kemi lindur për dritë.”, shkruan Daka.

Ai deklaron se vendosi të pagëzohet “për të zgjedhur një rrugë që i flet për liri, respekt e kulturë ndaj shtetit laik”.

“Një rrugë që i dha gjuhës sime librin e parë me Gjon Buzukun, që e mbrojti identitetin tim me Bogdanin e Bardhin, që na solli dritën e rilindjes me Naimin. Një rrugë që e ka ditur gjithmonë se Zoti nuk ka nevojë për polici morale, se feja nuk duhet të bëhet qeveri.”, shkruan Emin Gegë Daka.