Shkruan: Afrim Kasolli
Ashtu siç pritej, samiti i shumeperfolur ndërmjet presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska të SHBA-ve perfundoi pa ndonje rezultat konkret, ndonese u tha se ai ka “shënuar progres”.
Mbetet të shihet se kur do te mbahet takimi i paralajmëruar ndërmjet Zelenskyyit, Putinit dhe Trumpit.
Analistë të ndryshëm madje e quajtën sukses pse takimi nuk kishte rezultate nga frika se presidenti Trump do te bënte leshime duke e tjetërsuar Ukrainen dhe BE nga ShBA-te dhe duke e afruar këtë te fundit me Rusine.
Sidoqoftë, lideri rus nuk la pa e mikluar egon e presidentit amerikan duke i meshuar opionionit, se sikur Trump t’i kishte fituar zgjedhjet në vitin 2020 mbase kjo luftë nuk do të shpërthente. Duke aluduar kështu se pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia në kundershtim me te drejtën ndërkombëtare është pasojë e gabimeve strategjike e te pares dhe ish- administrates Biden. E amplifikimi i kësaj teze propagandistike ne nivel global shkon ne favor te rehabilitimit ndërkombëtar te Putinit.
Mbase ky edhe ka qenë njëri nga gabimet kryesore te presidentit Trump i cili ne vazhdimësi ka pretenduar se falë cilësive të tij personaliste “magjike” mund t’i diktojë dinamikat gjeopolitike.
Gjithsesi edhe kritika ndaj presidentit amerikan se duhet t’i perjashtoje takimet me liderin rus vuan nga shume kontradikta. Sepse nese ky i fundit nuk ka shansa ta ndal këtë lufte, atehere kush tjeter do ta kishte në dore këtë levë diplomatike? Ne fund te fundit, kjo lufte duhet te perfundoje ose me fitore përfundimtare te Ukraines, epilog ky thujase qe askush ne Perëndim me nuk është i bindur ne perëndim, ose me marrëveshje ndërmjet paleve nderluftuese te mbështetur nga ndërmjetësues tjere.
Eshte e vërtetë qe Rusia eshte fuqi ne renie. Por mjerisht ajo ende eshte e fuqishme per ta përjashtuar nga rendi ndërkombëtar. Dhe tere përpjekja e presidentit Trump eshte si ta gjeje rrugën e rikthimit te saj ne kete teatër si parakusht per paqe dhe siguri. /TV Arbëria