Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pare hua në qeveri për rroga, AGK: Mirëpresim këtë zgjidhje të përkohshme, VV ta ndalë presionin politik të vazhdueshëm

Pare hua në qeveri për rroga, AGK: Mirëpresim këtë zgjidhje të përkohshme, VV ta ndalë presionin politik të vazhdueshëm

Sot, Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike, ka marrë disa vendime e ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës financiare ku punëtorët kanë mbetur pa paga. Rreth kësaj, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët kanë mirëpritur zgjidhjen e përkohshme financiare për RTK-në.

Nga AGK është thënë edhe se, përmes vendimit të Qeverisë mundësohet funksionimi në së paku 3 muajt e ardhshëm për RTK-në, dhe ekzekutimi i pagave për 700 punonjësit e saj.

‘‘AGK-ja ka qëndruar pranë gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të RTK-së që prej fillimit dhe i përgëzon ata për kryerjen e detyrave me gjithë presionin financiar. AGK-ja e fton Qeverinë në detyrë të Kosovës, dhe partinë politike që e udhëheq atë, Vetëvendosje që të ndalojë presionin e vazhdueshëm politik ndaj RTK-së, të ushtruar në forma të ndryshme.’’, thuhet mes tjerash nga AGK.

Postimi:

AGK-ja e mirëpret zgjidhjen e përkohshme financiare për RTK-në

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e mirëpret vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të miratuar një kredi prej 2.5 milionë Eurosh për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Nëpërmjet këtij vendimi mundësohet funksionimi në së paku 3 muajt e ardhshëm për RTK-në, dhe ekzekutimi i pagave për 700 punonjësit e saj.

AGK-ja ka qëndruar pranë gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të RTK-së që prej fillimit dhe i përgëzon ata për kryerjen e detyrave me gjithë presionin financiar.

AGK-ja e fton Qeverinë në detyrë të Kosovës, dhe partinë politike që e udhëheq atë, Vetëvendosje që të ndalojë presionin e vazhdueshëm politik ndaj RTK-së, të ushtruar në forma të ndryshme.

AGK-ja bën thirrje që legjislatura e re të miratojë një Ligj të ri për Transmetuesin Publik, që do të garantonte funksionimin e pavarur e të papenguar të RTK-së, duke përfshirë edhe gjetjen e zgjidhjes për pronën.