Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Vajzën time e torturuan 6 hiena” – rrëfehet babai i të miturës që u rrah në Gjilan

“Vajzën time e torturuan 6 hiena” – rrëfehet babai i të miturës që u rrah në Gjilan

Babai i vajzës së mitur që u rrah brutalisht nga disa bashkëmoshatare në Gjilan ka rrëfyer ngjarjen duke treguar momentet e vështira që ka përjetuar pasi e ka kuptuar se çfarë i kishte ndodhur vajzës së tij.

Ai tha se për rastin ishte njoftuar fillimisht përmes një telefonate anonime, duke e falënderuar publikisht personin që e ka informuar.

“Unë jam njoftuar për rastin nga një telefonatë anonime nga një person që jeton jashtë,  e falënderoj publikisht, sepse kjo që i ka ndodhur vajzës sonë do të ishte fshehur”,  tha ai në Klan Kosova.

Prindi theksoi se vajza kishte qenë e shantazhuar nga vajzat e tjera që ta mbante ngjarjen të fshehtë.

“Ka qenë ora 04:20 kur jam informuar dhe mund ta paramendoni se në çfarë gjendje kam qenë si prind kur e kam pa që vajzën time e kanë torturuar 6 hiena apo shtaza”, u shpreh ai.

Sipas tij, vajza nuk e kishte treguar menjëherë atë që kishte ndodhur për shkak të kërcënimeve që kishte marrë nga vajzat që e kishin rrahur.

“E pashë që kishte shenja në fytyrë dhe e pyeta çfarë ka ndodhur, më tha se kishte rrëzuar me trotinet. Dyshova menjëherë, sepse shenjat duken si nga rrahja. Më vonë, e mora vesh ngjarjen”,  tha tutje prindi i vajzës.