Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: Nëntoka e VV-së po na sulmon mua dhe Hotin për RTK-në, mos luani me fatin e 700 familjeve

Bajrami: Nëntoka e VV-së po na sulmon mua dhe Hotin për RTK-në, mos luani me fatin e 700 familjeve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se ish-kryeministri Avdullah Hoti nuk ka kryer shkelje ligjore kur ka ndarë buxhet për RTK-në në vitin 2021, siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje.

Bajrami ka deklaruar se vendimi i vitit 2021 ka qenë zgjidhje pragmatike dhe ligjore.

Ajo ka thënë se ndarjen e buxhetit për RTK-në asokohe e kishte miratuar edhe deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili asokohe ka qenë nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Postimi i plotë i Bajramit:

Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga.

Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik.

Për më tepër në pikën 4 të vendimit Nr. 05/60, datë 27.01.2021, për ndarjen e buxhetit për RTK-në thuhet ”̈ ̈ , ̈ , . /- ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈, ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ”.

Armend Muja nga radhet e LVV-së ka qënë kryetar i Komisionit dhe asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje – kjo është e vërteta.

Për dallim nga nëntoka e LVV-së, ne kemi evidentuar shumë shkelje dhe mbi dhjetë herë ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pothuaj në të gjitha këto raste ka dalë që kemi pasur të drejtë, se fundi kemi evidentuar shkelje dhe kemi dorëzuar 17 kallëzime penale në Prokurorinë Speciale. Andaj, i bëj thirrje Prokurorisë të merret me ish-Kabinetin, të cilëve ju duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së.

Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luaj me fatin 700 familjëve.