Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Prattipati takohet me Listën Serbe: E inkurajon të merr pjesë në zgjedhjet lokale dhe në punën e institucioneve të Kosovës

Prattipati takohet me Listën Serbe: E inkurajon të merr pjesë në zgjedhjet lokale dhe në punën e institucioneve të Kosovës

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Listës Serbe.

Ajo në takim ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës.

“Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë plotësisht në punën e institucioneve të Kosovës. Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.