Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: PSD agjente politike e ndryshimit në Prishtinë

Kasolli: PSD agjente politike e ndryshimit në Prishtinë

Analisti Afrim Kasolli i ka komentuar kandidaturat e partive politike për kryetar dhe Asamble Komunale të Prishtinës.

Kasolli ka thënë se pyetja më e duhur do të ishte “jo cilin kandidat e favorizon konjuktura aktuale elektorale, por cili subjekt dhe kandidat do të duhej ta fitonte këtë garë”.

“Sepse kjo pyetje e hap shtegun e ndryshimit dhe jo ruajtjen e statu quos aktuale.”, ka shkruar Kasolli.

Sipas tij, bazuar në cilësinë e kandidatë për Asamble, është Partia Socialdemokrate që kualifikohet si agjente politike e ndryshimit në Prishtinë.

“E pikenisja nga kjo premise deri me tani, si per shkak te fushates ashtu edhe cilesise se listes se kandidateve per Asamble Komunale, ne mase te madhe e kualifikon PSD si agjente politike te ndryshimit.”, ka përfunduar analisti.