Analisti Afrim Kasolli ka folur për një vendim që dje e ka marrë Gjykata Kushtetuese e që është kaluar pa u komentuar pothuajse fare.
Gjykata shpalli antikushtetues një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë i cili mëtonte ta përjashtonte “kujdesin mendor”, si shërbim dytësor shëndetësor që ofrohet nga spitalet e përgjithshme.
Kasolli thotë se ka shkruajtur edhe më herët se mbetet enigmatike kjo amnisti mediale për (mos)punën e Arben Vitisë.
“Sikur mbartës i kësaj nisme skandaloze të ishte ndonjë nga anëtaret tjerë të kabinetit qeveritar do të kishte shumë më shumë kundërshtime dhe polemike publike. Por ky patos atakues befasisht mungoi edhe dje ndaj ministrit të Shëndetësisë. Madje siç thash me përjashtim të ndonjë deputeti të veçantë “opozitarë”, për këtë temë partitë “opozitare” as që morën mundin të flasin. A nënkupton kjo se vetëm ajo qe keto te fundit e konsiderojne teme relavante duhet të ampflikohet publikisht?”, ka shkruar Vitia në Facebook.