Sot në Kishën Katolike “Shën Kryqi” në Mitrovicë u mbajt ceremonia e pagëzimit të Teutës, një bijë e qytetit, e cila u kthye në besimin e të parëve.
Në këtë ngjarje të veçantë shpirtërore, Teutën e shoqëruan familjarët e saj të ngushtë, përfshirë tre fëmijët dhe bashkëshortin e saj me origjinë nga Rugova e Pejës.
Kthimi i saj në besimin katolik është vlerësuar nga komuniteti si një akt i fuqishëm identitar dhe shpirtëror.
Ky postim vjen nga Shqiptar Shaljan.
