Anëtarët e KKZ-ve kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të shkojnë në vendin e tyre të punës në zyrat që ndodhen në katër komunat veriore meqë nuk ka siguri.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj ka thënë se ata kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në këto rrethana pasi që është në pyetje siguria fizike.
Anëtarët e KQZ-së kanë thënë se duhet të shihet mundësia e zëvendësimit të tyre por kanë shtuar se duhet t’ u krijohet mundësi për të kryer punën e tyre. /TV Arbëria