Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhunimi i 11 vjeçares, ngritet aktakuzë ndaj 5 personave

Dhunimi i 11 vjeçares, ngritet aktakuzë ndaj 5 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, informoi se sot ngriti aktakuzë ndaj pesë personave që gjenden në paraburgim: E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares, që ka ndodhur në muajin gusht.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.

Po ashtu, siç informoi Prokuroria, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

“Përveç kësaj, ndaj rastit tjetër penal i cili i takon muajit qershor të këtij viti, ju njoftojmë se është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.”, informoi Prokuroria.    /TV Arbëria 

Powered by WordPress