Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër emërimin e Mentor Hysenit, ish-kandidat për deputet nga Vetëvendosje, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ajo e ka cilësuar këtë veprim si shembull tipik të nepotizmit dhe klientelizmit, duke akuzuar Kurtin se ka braktisur parimet për të cilat kishte bërë betejë në opozitë.
“Shokët e familjarët vetëm për dasma, apo?”, përfundon Çitaku me ironi.