Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sjellja e dyfishtë e Vetëvendosjes ndaj gjyqësorit

Sjellja e dyfishtë e Vetëvendosjes ndaj gjyqësorit

Shkruan: Afrim Kasolli

Është bërë tashmë standard sjellja e dyfishtë e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj vendimeve të gjyqësorit në Republikën e Kosovës. Para pak dite i madh i vogël u ngritën në këmbë për ta sulmuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me trasimin e rrugës për konstitumimin e Kuvendit. Sipas njoftimit të instancës më të lartë juridike në vend, kryesuesi i seancës konstituive e kishte vepruar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me proceduarat kushtetuese për shkak të inisitimit të tij që mke anë “votimit të të fshehtë” të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Po ashtu, Kuvendi i Kosovës nuk mund të mbahet i bllokuar nga partia fituese e zgjedhjeve me të njëjtin kandidat pafundësisht.

Komunikata zyrtare e kësaj partie e quante këtë aktgjykim si dhunim të Kushtetutës. Ndërkohë, deputet të vecantë në një kor të orkestruar e orientuan artilerinë e tyre sulmuese njëri pas tjetrit. Deputeti Hekuran Murati shkruante se “Po dëshirojnë ta provojnë përsëri më 2025, dhe përsëri populli do t’ua japë përgjigjen” Kurse Armend Muja pohonte se ” I doli arapllaku edhe Gjykatës Kushtetuese e cila ju bashkua prokurorit Blerim Isufajt, kumbarës së lirimit të Millan Radoiçiqit, në luftën kundër Qeverisë Kurti! Nderkohe, mbase kulmi i kesaj fushate deri tash arrin me Saranda Bogujecin e cila shkruan ” 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”.

Sulme të kësaj natyre kjo parti pat adresuar edhe ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila konstatonte se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, është e kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese. Këtu duhet kujtuar se është fjala për udhëzimin administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Këtë vendim që kufizonte konfliktin e interesit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit, po ashtu e pat sulmuar me një komunikatë zyrtare edhe Qeveria në detyrë.

Mirëpo, çuditërisht eksponentët e pushtetit aktual po i shoqeron një heshtje mortore sa i përket vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale e cila e konsideron si të ligjshëm vendimin e ZRRE-së për detyrimin e bizneseve të dalin në treg të hapur energjetik. Një miratim i tillë publik kishte ndodhur edhe kur Gjykata Themelore i pat hedhur poshtë kërkesat në dy raste të ndara për pezullimin e vendit të rregullatorit të energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili hyri në fuqi më 1 qershor.

Mbase kjo qasje e dyfishtë e zbulon natyrën “sekrete” të Lëvizjes Vetëvendosje. Ato vendime te gjyqësorit që mund ta kufizojnë pushtetin e saj janë të papranueshme dhe mbetje të “regjimit të vjetër”. Kurse ato që çimentojnë atë si në rastin e fuqizimit të saj ekonomik nëpërmjet kompanive që po krijohen e të cilat janë të lidhura me njerëzit e saj në distribumimin e rrymës janë të pranueshme. /TVArbëria