Kirurgu Adem Kllokoqi ka folur për lajmet kritike për QKUK-në.
Sipas tij ato nuk janë reale pasi aty bëhet një punë e madhe.
“Unë mendoj që lajmet kritike për QKUK-në nuk janë reale, bëhet punë e madhe aty. Kam punu mëse 20 vite edhe krejt spitalet tjera e japin një udhëzim, thojnë shko në QKUK”, ka thënë Kllokoqi.
Ai tutje ka thënë se shumë herë mos ta menaxhonte mirë situatën gjatë punës në QKUK ka mundur të eskalonte në përleshje fizike.
“Një përqindje shumë e madhe në QKUK vijnë me dur në xhepa, unë shumë herë mos ta kisha menaxhu mirë ish dashtë me u përlesh fizikisht me pacientin të cilin pas një ore duhna me e operu”, ka thënë Kllokoiqi në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.