Kirurgu Adem Kllokoqi ka folur për rutinën e tij në ARB Debat me Ridin.
Ai ka thënë se zgjohet në ora 5, i merr fëmijët e vëllaut dhe shkon për të ushtruar. Ai shton se ushtron minimum 4 herë në javë.
“Minimum katër herë në javë ushtroj. Po zakonisht pesë herë ushtroj. Tash në fitnes i marr edhe fëmijët. Po du me i mësu me e ba jetën e punëtorit…Unë e bëj jetën e ushtarakut. Çdo ditë zgjohem në ora 5 në mëngjes A është e shtunë a e diele, pushim apo jo, s’ka lidhje”, ka thënë ai në ARB Debat në TV Arbëria.
“Nëse t’i zgjohesh në 10, ti nuk je për punë.”, ka shtuar Kllokoqi.