Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 19 raste me HIV/AIDS gjatë 2025 në Kosovë, një vdekje

19 raste me HIV/AIDS gjatë 2025 në Kosovë, një vdekje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti e deri më 31 korrik janë diagnostikuar 19 raste me HIV/AIDS në Kosovë.

Nga të 19 personat e infektuar, 16 janë meshkuj kurse tri femra.

Tutje IKSHPK ka bërë të ditur se një person ka vdekur nga komplikimet e AIDS.

“– Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual

– Përdorni vetëm mjete sterile për injektim

– Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar (falas, anonim, konfidencial)”, ka rekomanduar Instituti.