Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rufki Suma i kthehet garës për kryetar të Hanit të Elezit

Rufki Suma i kthehet garës për kryetar të Hanit të Elezit

Rufki Suma do të garojë si kandidat i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit.

Postimi:

Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, pas pranimit nga ana e juaj të listës me mbi 1200 nënshkrimeve për kandidimin tim për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit si Kandidat i Pavarur dhe pas çertifikimit nga ana e KQZ-së, nën moton “Gjithnjë në shërbim të popullit”, unë kam vendosur t’i hyjë garës për kryetar të komunës së Hanit të Elezit që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti.

Ashtu sikurse mandatet e kaluara që bashkarishtë me ju dhe donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë që realizuam projektet e shumëta në interesin tuaj, ashtu edhe në të ardhmën, me ndihmën e Zotit dhe donatorëve si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, bashkarisht me ju do të realizojmë projektet që do të përcaktohen nga ana e juaj nëpër debatet publike.

Ju lus të gjithëve juve të nderuar qytetar pa dallime partiake, të mos etiketoni apo të fyeni kandidatët qoftë për kryetar apo këshilltarë të kuvendit komunal.

Ju duhet të votoni vetë sipas bindjes tuaj të lirë, pa ndikim e pa presion nga askush, votoni ata që ju mendoni se është më i miri dhe punon për interesin e komunës suaj.

Me respekt,

Rufki Suma, Kandidat i Pavarur