Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali është ende në arrati.
Organi i akuzës ka bërë të ditur se inicialet e tij janë Xh.N.
“Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xh. N., i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.”, thuhet në njoftim.