Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kastrati: Sheshi i Malishevës i zë deri në 30 mijë vetë

Kastrati: Sheshi i Malishevës i zë deri në 30 mijë vetë

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka folur për sheshin e ri të kësaj komune.

Kastrati ka thënë se sheshi sipas parashikimeve i zë deri në 30 mijë vetë.

“Ky është një shesh që i dedikohet aktiviteteve publike, kulturore, historike e përkujtimore. Ky është një shesh i dëshmorëve. Pa asnjë hezitim i grumbullon deri në 30 mijë vetë i absorbon”.

“Më 8 gusht u mbushë. E kemi pasë një test të jashtëzakonshëm. Krejt ky shesh ka qenë i mbushur”, ka thënë Kastrati në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.