Një qytetar nga Gjakova ka gjetur rreth 15 mijë euro në rrugën “Tirana”, në qytetin e Gjakovës.
Ai ka zgjedhur që këto para t’i dorëzojë në polici.
Policia e ka falënderuar qytetarin Binak Neziri për këtë gjest, duke thënë se ai tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit.
“Policia shpreh mirënjohje për veprimin e z. Neziri dhe fton edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme.”, thuhet në njoftimin e PK-së.