Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL-UÇK takohet me ambasadorin turk në Kosovë, e njoftojnë për zhvillimet në Hagë

OVL-UÇK takohet me ambasadorin turk në Kosovë, e njoftojnë për zhvillimet në Hagë

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u pritën sot në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, ku diskutuan për padrejtësitë që, sipas tyre, po ndodhin në proceset e Gjykatës Speciale.

OVL UÇK shprehu mirënjohje për ambasadorin Sabri Tunç Angili dhe shtetin turk për gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kërkoi që Turqia të jetë garanci e drejtësisë dhe transparencës në këtë proces.

Organizata theksoi rëndësinë e miqësisë së gjatë mes dy popujve dhe shpreson në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen.