Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I dyshuari për vrasje në Gjilan ka fotografi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

I dyshuari për vrasje në Gjilan ka fotografi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim. “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Ndërkohë, në internet po qarkullojnë fotografi të këtij personi me krerët më të lartë të shtetit, si kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e presidenten Vjosa Osmani.